Alba shpërthen në lot pas darkës: “Nuk dua të njoh më asnjë mashkull”

- Advertisement -

Alba ka shpërthyer në lot pas largimit nga darka e të nominuarve, duke treguar një gjendje të rënduar emocionale. E zhgënjyer nga situatat e fundit në shtëpi, ajo u shpreh se nuk ka më dëshirë të njohë apo të afrohet me asnjë mashkull.

“Nuk dua të njoh asnjë mashkull në jetën time, mbaroi çdo gjë”, tha Alba mes lotësh, duke theksuar se është lënduar thellë nga përjetimet e saj.

Gjatë këtij momenti, Shkurta qëndroi pranë saj dhe u përpoq ta qetësonte, duke i ofruar mbështetje. Alba shprehu gjithashtu zhgënjimin për mënyrën se si, sipas saj, mirësia e një femre keqpërdoret për lojë dhe audiencë, pa respektuar ndjenjat dhe dinjitetin.

- Advertisement -

Ajo tha se shpesh në shtëpi nuk merret parasysh njerëzillëku, duke u ndjerë e trajtuar si objekt dhe jo si njeri me emocione. Ky shpërthim pritet të sjellë reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë.

- Advertisement -