Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, është treguar shumë i ashpër ndaj lojës së Dolces brenda shtëpisë.
Ai thotë se Dolce nuk po kontribuon në dinamika si më parë, duke komentuar: “Prej Grande Fratello u bë pica mozzarella, 24 orë asgjë nuk bën”.
Labi shtoi se Dolce nuk duket se e do as veten dhe qëndron brenda shtëpisë kryesisht për bukuri.
Ludo Lee gjithashtu vlerësoi lojën e Dolces me Edin, por kërkon që ajo të jetë më aktive, duke thënë: “Dolce duhet të flasë më shumë”.
Kritikat e Ludo Lee dhe komentet e Labit kanë ngritur debat mes banorëve në Big Brother VIP Kosova dhe kanë shkaktuar diskutime të shumta mbi sjelljen dhe angazhimin e Dolces nga rikthimi i saj në shtëpi.
