Bia Khalifa flet hapur për OnlyFans: “E bëj me dëshirë dhe jam krenare për veten”

- Advertisement -

Bia Khalifa ka qenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP pas një debati të drejtpërdrejtë me Tonin,ku u diskutua jo vetëm raporti i tyre, por edhe puna që ajo bën jashtë shtëpisë.

Diskutimi u tensionua kur në bisedë u përfshi edhe babai i Toney-t, i cili i kishte kërkuar djalit të shkëputej nga lidhja e krijuar me konkurrenten nga Rumania. Përballë këtyre komenteve, Bia reagoi hapur dhe pa komplekse.

“Çfarë problemi keni me punën time? Këtu nuk jemi për punë, jemi për lojë, për eksperienca. Jemi në Big Brother. Pse mërziten kaq shumë me mua?”, u shpreh ajo gjatë bisedës me banorët.

Bia theksoi se puna e saj lidhet edhe me pasionin për fotografinë, të cilin e ushtron sa herë që ka mundësi. Sipas saj, kjo nuk është diçka e imponuar, por një zgjedhje personale.

“Më pëlqen të bëj fotografi, është pasion i imi”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Në fund, Bia Khalifa ishte e prerë në qëndrimin e saj, duke theksuar se është plotësisht e vetëdijshme për zgjedhjet që ka bërë dhe nuk ndjen asnjë pendesë.

“Nuk jam me forcë në OnlyFans. Mua më pëlqen puna ime. E bëj me dëshirë dhe jam krenare. Kam sukses”, deklaroi ajo.

Deklaratat e Bias kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur sërish debat mbi paragjykimet, zgjedhjet personale dhe lirinë individuale.

- Advertisement -