Benita Zena ka folur sërish hapur për marrëdhënien e saj të tensionuar me Elijona Binakajn brenda shtëpisë së Big Brother, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj saj.
Gjatë një bisede me Labinot Rexhën, Benita u shpreh se Elijona, sipas saj, po përdor historinë e dhimbshme familjare për t’u viktimizuar dhe për të fituar mbështetje nga publiku. Ajo shtoi se banorja doli keq në Prime dhe se sjellja e saj nuk është e sinqertë.
“Është vetëm hije edhe mbet. Të gjitha janë false, unë e di”, u shpreh Benita, duke theksuar se Elijona po e shfrytëzon maksimalisht historinë e saj personale.
“Publiku e do sepse u viktimizua deri në pikën e fundit, e ka një histori të fortë”, shtoi ajo.
Nga ana tjetër, Elijona ka ndarë më herët me publikun një rrëfim shumë të ndjeshëm nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se në vitin 2021 humbi nënën dhe motrën në një aksident tragjik me autobus. Përveç kësaj, Elijona ka përjetuar edhe vështirësi të tjera familjare gjatë fëmijërisë së saj në Gjermani.
Deklaratat e Benitës kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, duke e kthyer këtë përplasje në një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit në Big Brother.
