“Mos e gjuaj si lopa baglën”, tension i fortë mes Fjolla Morinës dhe Ludo Lee në BBVK

- Advertisement -

Nje situatë e tensionuar ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mes Fjolla Morinës dhe banorit të ri, Ludo Lee.

Përplasja nisi pas një deklarate të Ludos, ku ai përmendi nënën e Fjollës, gjë që u pa si mungesë respekti nga artistja. Fjolla reagoi menjëherë, duke mos e toleruar mënyrën e komunikimit të tij.

“Mos ma gjuaj përreth, mos e lësho si lopa baglën. Më shiko në sy kur flet me mua, a je burrë?”, iu drejtua ajo Ludos me tone të ashpra.

- Advertisement -

Më pas, Fjolla i kërkoi banorit që të kërkonte falje për përfshirjen e nënës në debat, duke theksuar se çdo përplasje duhet të mbetet personale dhe jo familjare.

Fjolla Morina njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ndërsa që nga hyrja në këtë edicion të BBVK-së, ajo ka sjellë dinamikë dhe debate të forta në shtëpi.

Ndërkohë, Ludo Lee, i cili iu bashkua shtëpisë në spektaklin e së hënës, është paruker i njohur që kujdeset për shumë yje botërorë, përfshirë Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner.

Situata mes dy banorëve mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

- Advertisement -