Kiara Tito ka marrë rolin e moderatores së Big Brother VIP Fan Club për edicionin e ri në Shqipëri.
Françeska Murati dhe Arjan Konomi janë zgjedhur si opinionistë.
Fillimi i formatit pritet të jetë më 21 dhjetor pas spektaklit të parë, ndërsa BBVA 5 do të nisë të shtunën (20 dhjetor) me moderimin e Ledion Liços për herë të tretë radhazi.
Publiku ka vlerësuar shumë mënyrën se si Liços udhëheq këtë reality show dhe trajton çështjet me profesionalizëm.
Opinionistët e edicionit të ri ende nuk janë zbuluar, por Arbër Hajdari ka mundësi të jetë pjesë e tyre sërish.





