Qytetarët e Kosovës pritet të ndjejnë barrë shtesë financiare pas vendimit të disa bankave komerciale për rritjen e tarifave bankare. Sipas njoftimeve të fundit, çmimet për një sërë shërbimesh janë rritur ndjeshëm, në disa raste deri në 100%.
Ndryshimet përfshijnë tarifat për tërheqjen e parave në degë, mirëmbajtjen e kartelave bankare, si dhe shërbimet e e-banking. Një nga shembujt më konkretë është tarifa për tërheqjen e parave mbi 10 euro në sportel, e cila nga 2 euro është rritur në 4 euro, duke u dyfishuar.
Këto rritje pritet të ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët që përdorin shërbimet bankare në baza të rregullta, duke shtuar kostot mujore për menaxhimin e financave personale.
