Një situatë e papërshtatshme është parë së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku konkurrenti Eduard Kuçi po bënte disa veprime të pahijshme, në një moment kur Klodian Mihaj po pastronte dhëmbët.
Në ambientin e njëjtë ndodheshin edhe banorët e tjerë, Londrim Mekaj dhe Elijona Binakaj.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte një gjest i Eduardit, i cili u interpretua nga shikuesit si i papërshtatshëm dhe me nënkuptime seksuale.
Pamjet janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.
Shumë ndjekës e kanë cilësuar këtë veprim si të tmerrshëm dhe të patolerueshëm, veçanërisht për faktin se ndodhi në prani të një femre.
Komentet online e kanë konsideruar sjelljen si seksiste dhe mungesë respekti, duke ngritur debate mbi etikën, sjelljen e banorëve dhe kufijtë e humorit brenda një formati të ndjekur si Big Brother VIP Kosova.
