Një ndër debatet më të tensionuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova shpërtheu mes dy banoreve të njohura, Fjolla Morina dhe Shkurta Haxhiu. Sherri nisi pasi Shkurta kërkoi sqarime për përdorimin e fjalës “ubicë”, të cilën Fjolla e kishte përdorur pak momente më herët.
Fjolla: “Shikimi yt ka qenë vrasës”
Morina sqaroi se termi nuk ishte drejtuar ndaj personit, por mënyrës se si Shkurta e kishte parë atë gjatë një momenti në tavolinë.
Sipas saj, shprehja lidhej me një shikim “tepër të rëndë”, të cilin Fjolla e përshkroi si “vrasës”.
“E kam thënë për mënyrën qysh më ke shiku, shumë keq. Këtë fjalë e përdorin të gjithë. E di shumë mirë ku po synon me dalë, por me mua këto lojëra të viktimizimit nuk funksionojnë”, – tha Fjolla.
Ajo shtoi se Shkurta, sipas saj, nuk e kishte respektuar momentin e ngrënies dhe se “nuk duhet me ta ngulë dikush sytë në atë mënyrë”.
Ngritja e tensionit dhe momenti i twerk-ut
Teksa debati po ashpërsohej, Fjolla u ngrit nga tavolina për t’iu shmangur përballjes. Por në vend që të largohej në heshtje, ajo e provokoi situatën duke bërë twerk, një lëvizje që ndezi akoma më shumë debatin në rrjetet sociale.
Shkurta insistoi që dialogu të vazhdonte:
“Mos ik prej meje. Unë s’jam duke të urryer. Unë jam gëzuar që ke ardhur. Por mos më vendos mure.”
Fjolla: “Nuk debatoj me ty, të lutem më lë rehat”
Megjithatë, Fjolla mbeti e vendosur të mos vazhdonte diskutimin dhe u largua përfundimisht, duke mbyllur një nga skenat më të nxehta të mbrëmjes në BBVK.
Përplasja la pas një atmosferë të rëndë në shtëpi, ndërsa klipet e debatit po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet më virale të formatit.
