Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i cili këtë javë ndodhet në nominim, është përballur me një pyetje të vështirë nga konkurrentët e tjerë: “A mendon që të mungon kapaciteti për debate të forta, dhe strategjia jote bazohet kryesisht në informacionet nga jashtë?”
Labinoti u përgjigj me qetësi dhe vendosmëri, duke sqaruar qasjen e tij:
“Së pari, unë gjithmonë e nis me bindjen time dhe temat që zgjedh. Të gjithë ata që na dëgjojnë, të sëmurit Zoti i shëroftë, të burgosurit i liroftë, ata që kanë Zoti i ruajt e ata që nuk kanë Zoti ua dhëntë. Nuk kam ardhur me informacione nga jashtë, por mendoj se disa duhet të zgjohen nga gjumi, sepse po flenë dhe grupacioni i tyre ka filluar të shkatërrohet. Unë bëj debate me njerëzit që janë të thirrur për atë”,
tha ai.
Përgjigja e Labit ka treguar qartazi besimin e tij në tematikat që trajton dhe vendosmërinë për të përballuar diskutimet brenda shtëpisë pa mbështetje nga jashtë.
Publiku dhe konkurrentët presin me padurim të shohin se cili banor do të largohet këtë javë nga BBVK.
