Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Ibro, është përballur me pyetjen se pse mendon se mund të jetë ai që largohet këtë të premte nga gara. Por, siç duket, kjo pyetje nuk e ka goditur aspak. Përkundrazi, ai u tregua i qetë, duke theksuar se vendimin e bën publiku, jo banorët brenda shtëpisë.
“Është më e rëndësishme çfarë mendon publiku, jo konkurrentët,” tha Ibro, duke lënë të kuptohet se ai ka besim tek ndjekësit e programit.
Por menjëherë pas kësaj, ai zbuloi një anë krejt tjetër të lojës së tij. Ibro pranoi se gjatë gjithë kohës ka pasur dyshime të forta për disa banorë, duke përmendur konkretisht Labin.
“Në jetë jashtë, edhe këtu brenda, i kam urryer fort rrencat dhe spiunët,” u shpreh ai. “Unë përnjëmend kam menduar që këtu brenda ka rrenacakë dhe spiunë, por s’kam mundur ta them me zë të lartë. Kam bërë një lojë për këtë, dhe banorët nuk e dinë fare.”
Ibro tregoi se e kishte krijuar me qëllim një histori të trilluar me Sasën, duke qenë i bindur se Labi do ta dëgjonte dhe do ta përdorte kundër tij.
“S’e kam rastësi. E kam dit që Labi është afër dhe se do ta marrë këtë informacion. Këtë e ka çuar te Hygerta, e pastaj ka dalë para njerëzve duke rrejt që unë mundem me hy në burg deri në 10 vjet,” tha Ibro, duke akuzuar hapur Labin se ka manipuluar dhe përhapur informacione të pavërteta.
Deklarata e tij pritet të trazojë ujërat në shtëpi, sidomos mes tij dhe Labit, duke hapur një front të ri tensioni në prag të mbrëmjes së eliminimit.
