Afrimiteti mes Toneyt dhe Benita Zenës në Big Brother VIP Kosova 4 po bëhet çdo ditë e më i dukshëm, pavarësisht përplasjeve dhe tensioneve që kanë pasur gjatë javëve të fundit. Dyshja kanë kaluar nga debatet te momentet e afërsisë, duke ngjallur gjithnjë e më shumë diskutime në rrjete sociale.
Së fundmi, një moment i papritur ka ndezur edhe më shumë interesin e publikut. Gjatë një dialogu të qetë, Toney i ka rrëmbyer Benitës një puthje të shpejtë në buzë, duke e surprizuar këngëtaren dhe banorët përreth.
Kjo puthje, edhe pse e shkurtër, la të kuptohet se raporti i tyre po merr një kthesë të re sidomos pas historisë që Toney kishte krijuar më herët me Bia Khalifën, çka kishte komplikuar dinamikën brenda shtëpisë.
Se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre dhe nëse kjo puthje ishte fillimi i diçkaje serioze, mbetet për t’u parë në ditët që vijnë.
