Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më personale gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ka folur për lidhjen e gjatë që ka pasur dhe sfidat që ka përjetuar brenda saj.
Ajo zbuloi se ka qenë në një marrëdhënie 10-vjeçare, të cilën e kishte nisur kur ishte ende shumë e re.
“Kam qenë dhjetë vite me të dashurin tim edhe unë kam menduar se kam qenë 21 vjeçare.
Kam qenë tepër e re plus e kam pasur një kompleks gjithë kohën se vetëm ai më do dhe askush tjetër dhe ai e ka shfrytëzuar situatën”, u shpreh ajo.
Sasa tregoi se ish-partneri i saj e kishte manipuluar emocionalisht për një periudhë të gjatë, duke e bindur se nuk kishte vlerë dhe se askush tjetër nuk do ta donte.
“Ai e ka shfrytëzuar situatën duke më thënë se ty nuk të do askush përveç meje, edhe unë jam ndal.
Ai më ka shfrytëzuar mua gjithqysh emocionalisht, financiarisht.
