“E ha për së gjalli” – Fjolla Morina me deklaratë të fortë kundër Labit në Big Brother VIP Kosova 4

- Advertisement -

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja e njohur Fjolla Morina, ka bërë një deklaratë të ashpër dhe shumë të komentuar në drejtim të Labi Rexhës, duke ndezur dinamiken brenda shtëpisë.

Gjatë një bisede me Edin, Fjolla u shpreh e sigurt në aftësitë e saj brenda lojës, duke thënë se nëse vjen momenti, ajo “e ha për së gjalli” Labin.

Sipas saj:

“E kam vërejt që edhe Labi është bërë me të. Unë atë e ha për së gjalli. Besa po të bëj se e ha për së gjalli po të më thotë ndonjë fjalë.”

- Advertisement -

Që në hyrje të saj në shtëpi, Fjolla ka tentuar t’i japë Labit disa këshilla strategjike, duke e këshilluar të ruajë qetësinë pas debateve të ditëve të fundit.

Artistja ka theksuar se pjesëmarrja e saj në BBVK lidhet më shumë me dëshirën për të shijuar eksperiencën dhe për të sjellë energji pozitive, pasi prej vitesh është larguar nga muzika dhe skena publike.

Deklarata e saj e fortë kundër Labit tashmë ka nisur të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer Fjollën në një nga figurat më të komentuara të javës në BBVK 4.

- Advertisement -