“Pse të ka marrë shteti gjerman?” – Debati mes Labit dhe Elijonës tensionon shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

- Advertisement -

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka shpërthyer sërish një debat i ashpër mes Elijones Binakaj dhe Labit, duke hapur një kapitull të vjetër nga e kaluara e Elijonës.

Gjatë diskutimit, Labi vuri në dyshim deklaratat e saj për largimin nga vendi, duke e sfiduar hapur:

“Ti the ‘kam ikur për të shkuar tek familja ime’. E pse pra ty shteti gjerman të ka marrë?”

- Advertisement -

Elijona reagoi me qetësi, por vendosi një kufi të qartë, duke thënë se kjo pjesë e historisë së saj është personale dhe nuk dëshiron ta ndajë brenda lojës.

“Ajo është pjesë e rrëfimit të jetës, që unë tash nuk e shfaqi,” u shpreh ajo.

Ky debat ka rikthyer vëmendjen te dinamika e tensionuar mes dy banorëve, ndërsa publiku po pret të shohë nëse ky konflikt do të thellohet apo do të zbutet në ditët në vijim.

- Advertisement -