Dua Lipa është parë e buzëqeshur pranë të fejuarit të saj, Callum Turner, ndërsa çifti shijonte një shëtitje relaksuese me qenin e tyre në New York. Të dy dukeshin të qetë dhe të dashuruar, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve me kimi dhe thjeshtësi.

Vetëm disa ditë më parë, Dua publikoi një dedikim të ëmbël për Callum, duke veshur një bluzë me portretin e tij nga filmi Eternity. Çifti ka ndarë edhe momente romantike në rrjete sociale, duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

Ndërkohë, Dua ka përfunduar turneun e saj botëror Radical Optimism, i cili mblodhi mbi 112 milionë dollarë dhe përfshiu 92 koncerte në mbarë botën. Në një mesazh falënderimi për fansat, ajo e quajti turneun “një përvojë të paharrueshme”.
Dua dhe Callum nisën romancën në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor, duke u bërë një nga çiftet më të komentuar të momentit.
