Labinot Rexha, një nga banorët më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, po qarkullon sërish nëpër rrjet—këtë herë për shkak të një videoje që ka bërë bujë të madhe në TikTok.
Në pamjet e publikuara shihet këngëtari duke kryer procedura estetike me botoks, pak kohë para se të futej në shtëpinë më të famshme në vend.

Videoja tregon qartë momentet e injektimit, ndërsa Labinoti shfaqet i qetë dhe plot vetëbesim, duke promovuar hapur mesazhin:
“Rritni vetëbesimin tuaj me trajtimet me botox.”
Kujtojmë se Rexha e ka pranuar vetë brenda shtëpisë se i ka buzët e mbushura dhe se ka bërë ndërhyrje të caktuara për arsye shëndetësore, duke theksuar se nuk ka asnjë problem të flasë hapur për to.
Si një nga personazhet më të diskutuar të BBVK4, Labinoti vazhdon të tërheqë vëmendje, jo vetëm me debatet dhe sjelljet e tij në lojë, por edhe me zgjedhjet personale për imazhin dhe paraqitjen fizike.
Ndërhyrjet estetike të tij po komentohen gjerësisht, duke e bërë këtë temë një tjetër valë virale në rrjetet sociale.
