Hyrja e Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuar të sezonit. Këngëtarja, e njohur për energjinë dhe karakterin e saj të fortë, premtoi dinamika të reja që nga sekonda e parë brenda shtëpisë.
Përveç publikut, surpriza më e madhe ishte për njerëzit e saj më të afërt. Fjolla tregoi se kishte mbajtur hyrjen e saj pothuajse të fshehtë, madje edhe për vajzën e saj të madhe, Ledianes. Sipas saj, Lediana nuk kishte marrë një informacion të plotë për pjesëmarrjen në BBVK4, duke e bërë lajmin një befasi të vërtetë.
Vajza e saj reagoi përmes një postimi në Instagram: “Do jem me ty deri në fund, edhe pse s’e dija sigurt nëse do hyje në BBVK4”. Ky reagim emocionues tregoi lidhjen e ngushtë mes nënës dhe vajzës, pavarësisht befasisë dhe situatës në lojë.
Fjolla po ashtu theksoi se hyrja e saj nuk ishte e motivuar nga strategjia apo konkurrenca, por për t’u argëtuar dhe për të sjellë energji pozitive brenda shtëpisë.
