56 studentë të Akademisë së Sigurisë prej mishit të helmuar, dy persona të arrestuar

56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në ambientet e këtij institucioni.

Kjo ka bërë që ata të detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e kësaj, janë arrestuar dy persona, tekonologia dhe kuzhinieri i kompanisë private që kishte kontratë për furnizim me ushqim për këtë institucion.


- Advertisement -

Gjitashtu, është shpallur në kërkim edhe administratorja. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, Akademia e Sigurisë në Shqipëri ka kontratë me një kompani private, e cila ofron shërbimin e kateringut për tre vaktet ushqimore të studentëve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *