Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani u lirua dje nga spitali dhe është marrë nën kujdes nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë, sipas konfirmimit të zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Rasti i fëmijës ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion për trajtimin jo të duhur nga ana e prindërve të tij.





