Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka bërë publike listën zyrtare e 35 vendeve që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë.
Në mesin e dhjetorit 2025, transmetuesit anëtarë të EBU-së duhet të paraqisnin aplikimet e tyre për të marrë pjesë në Eurovision 2026.
Pesë vendet, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendin pritës, Austrinë, janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe më 16 maj 2026.
Gjithashtu, vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet më 12 dhe 14 maj 2026.
Shorti i gjysmëfinales pritet të bëhet më 12 janar 2026.




