Një 21-vjeçar ka pranuar në gjykatë se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë koncertit të Taylor Swift në Vjenë, në gusht të vitit 2024.
Sipas prokurorisë, i dyshuari (Beran A), i cili me origjinë u tha se ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut, u përfshi në një organizatë terroriste dhe kishte nisur përgatitjet për sulmin disa javë para ngjarjes.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një bombë pothuajse të përfunduar, si dhe materiale që lidhen me prodhimin e eksplozivëve.
Ai është arrestuar pas një informacioni të marrë nga CIA, vetëm një ditë para koncertit të parë.
Si pasojë e kërcënimit, u anuluan tre koncertet e planifikuara në Vjenë, të cilat ishin të gjitha të shitura plotësisht dhe pritej të tërhiqnin rreth 195 mijë fansa.
Autoritetet e akuzojnë gjithashtu për lidhje me grupin ‘Shteti Islamik’, shpërndarje të propagandës online dhe tentativa për sigurim armësh dhe udhëzimesh për ndërtimin e mjeteve shpërthyese.
Një tjetër i dyshuar po gjykohet së bashku me të për përfshirje në të njëjtin rrjet.
