Një njoftim i zakonshëm për mbylljen e përkohshme të Ambasadës së Finlandës në Canberra të Australisë ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke shkaktuar miliona shikime, mijëra meme dhe reagime humoristike nga përdorues, kompani e institucione në të gjithë botën.
Gjithçka filloi me një postim në Instagram, ku ambasada njoftonte se do të qëndronte e mbyllur të martën, më 10 nëntor 2026, për t’u rihapur të mërkurën.




