Jurgen Klopp u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Gjermanisë në ndeshjen ndaj Serbisë, duke theksuar se lojtarët e tij duhet të fillojnë të besojnë në cilësinë e tyre.
Ai gjithashtu e lavdëroi yllin me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, i cili ishte njëri nga golashënuesit në fitoren 1-3.
Trajneri i ekipit kombëtar e përshkroi këtë paraqitje si një hap të rëndësishëm përpara në një proces që ende po evoluon. “Duhet të mësohemi me faktin se jemi vërtet të mirë, ose mund të jemi vërtet të mirë.
Ua thashë edhe lojtarëve këtë”, shpjegoi Klopp.
Ai theksoi gjithashtu se përsosmëria nuk mund të pritet në këtë fazë, duke shtuar se Gjermania nuk kishte nevojë të fitonte çdo ndeshje 10-0 për të dëshmuar cilësinë e saj.
Një lojtar që me siguri tërhoqi vëmendjen ishte debutuesi Brajan Gruda.
Sulmuesi anësor i RB Leipzigut shënoi një gol të shkëlqyer solo dhe mori shumë lëvdata nga trajneri gjerman. “Më kujtohet koha e tij te Mainz, ku shënoi një gol të ngjashëm.
Edhe atëherë, ne thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë.
I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, bëri shaka Klopp.




