temp image 291 temp image 291

Zhvillimet e Reja në Big Brother VIP Kosova: Çfarë na Pret në Prime-in e Pestë

- Advertisement -

Ka nisur Prime i pestë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe këtë mbrëmje pritet të ketë zhvillime interesante, debate të forta dhe surpriza për banorët dhe publikun.

Gjatë spektaklit të sotëm do të diskutohen disa nga debatet më të komentuara të ditëve të fundit, gjithashtu do të ketë dy hyrje të reja dhe një rrëfim emocionues.

Vëmendje e veçantë pritet t’u kushtohet edhe temave që kanë dominuar rrjetet sociale, përfshirë pëlqimin që Arlinda ia shprehu Norës, si dhe debatet mes Zojës dhe Akilit, Zojës dhe Antonetës, Arlindës dhe Anjezës, dhe shumë diskutime të tjera.

Po ashtu, pritet të komentohet edhe arsyetimi pse Beharja doli papritur nga shtëpia më e famshme në vend.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -