temp image 1085 temp image 1085

Ministri Hoti: Statusi i Dëshmorëve mbetet i paprekur

- Advertisement -

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka hedhur poshtë raportet që flasin për heqjen e statusit të dëshmorëve si Ahmet Krasniqi, Fehmi Agani, Enver Maloku, Bajram Kelmendi dhe disa personalitete të tjera.

Ai theksoi se as Ministria dhe as Qeveria nuk kanë marrë ndonjë vendim në këtë drejtim. “Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit e ka përfunduar punën para shumë vitesh dhe nuk ekziston më si mekanizëm funksional.

Të gjithë personat e përmendur vazhdojnë ta kenë statusin e dëshmorit dhe gëzojnë të drejtat pensionale sipas legjislacionit në fuqi.

Asnjërit prej tyre nuk i është hequr statusi apo e drejta në pension!”, tha Hoti.

Ai gjithashtu kritikoi shpërndarjen e këtij lajmi dhe e quajti skandaloze përpjekjen për të krijuar bindjen se institucionet kanë marrë vendime që nuk ekzistojnë. “Ky nuk është gazetari, as raportim dhe as informim.

Ky është dezinformim dhe manipulim i rëndë i opinionit publik!

Po aq e papranueshme është që mediat që kanë publikuar dhe shpërndarë këto pretendime nuk e kanë marrë as mundin më të vogël që, para publikimit, të kërkojnë një sqarim nga Ministria.

Verifikimi i informacionit dhe marrja e qëndrimit të palës përkatëse janë përgjegjësi themelore të gazetarisë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të ndjeshme për familjet e dëshmorëve dhe opinionin publik,” përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -