Jade Thirlwall ishte pjesë e një nate magjike në festën GQ Men of the Year, e cila u mbajt të enjten në Chateau Marmont në Los Angeles.
Këngëtarja 33-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq, duke u rreshtuar pranë emrave të njohur britanikë si modelja Cara Delevingne dhe prezantuesja Amelia Dimoldenberg.
Jade zgjodhi një fustan të zi me supe të zbuluara dhe motive me pika, të cilin e kombinonte perfekt me stilin e saj.
Ndërkohë, Amelia kishte veshur një fustan të zi pa rripa, i mbushur me shkëlqim dhe me dekolte të hapur, ndërsa Cara impresionoi me një kostum të zi me prerje të lirshme, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje e Jade-s vjen pas një periudhe të suksesshme në tregun amerikan.
Kënga e saj “Angel Of My Dreams”, e publikuar dy vite më parë, përsëri bëri bujë pasi Kylie Jenner eci në pasarelën e Victoria’s Secret nën ritmet e saj.
Pamjet nga kjo paraqitje u shpërndanë gjerësisht në TikTok, duke sjellë një rritje të madhe në dëgjime.
Sipas të dhënave të Spotify, kënga shënoi një rritje prej 4,300 për qind të dëgjimeve në nivel global, ndërsa muzika e Jade-s pati një rritje prej 760 për qind.
Këngëtarja ka shprehur se ende nuk e ka përvetësuar plotësisht këtë rikthim të papritur të këngës, dhe ka falënderuar Kylie-n, duke planifikuar t’i dërgojë një dhuratë asaj dhe ekipit të Victoria’s Secret.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




