UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjyqtari kryesor do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, i cili do të drejtojë këtë përballje mes dy përfaqësueseve.
Ai do të ketë si ndihmës bashkëkombësit Branislav Hancko dhe Jan Pozor, të caktuar si gjyqtarë anësorë.
Po ashtu, gjyqtari i katërt do të jetë sllovaku Peter Kralović, duke e bërë kështu ekipin e arbitrimit në fushë të përbërë kryesisht nga gjyqtarë sllovakë.
UEFA ka caktuar gjithashtu zyrtarët e teknologjisë VAR.
Përgjegjës për sistemin VAR do të jetë skocezi Andrew Dallas, ndërsa ndihmës i tij do të jetë sllovaku Martin Dohal.




