temp image 1086 temp image 1086 scaled

Analiza e Sfidave të Kombëtares së Kosovës: Rikthimi i Hajrizi dhe Rexhbeçaj

- Advertisement -

Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni diskutojnë për sfidat që po i përballen Kosovës në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës, si dhe për listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, duke përfshirë zhvillimet më të fundit rreth ekipit kombëtar.

Gazetari Bardh Maxhuni e thekson rikthimin e dyshes Kreshnik Hajrizi dhe Elvis Rexhbeçaj te Kosova, duke i cilësuar ata si futbollistë shumë të rëndësishëm për ekipin. “Rikthimi i Kreshnik Hajrizit pa dyshim është një lajm shumë i mirë për Kosovën, sidomos tu e marrë parasysh mungesat që i kemi në këtë repart, siç e dimë mungon Lumbardh Dellova, një mbrojtës, i cili në ndeshjet e fundit me Kosovën ka tregu një paraqitje jashtëzakonisht të mirë”.

Maxhuni vazhdon të theksojë rëndësinë e rikthimit të Hajrizit pas një lëndimi të gjatë, duke e quajtur atë një lajm të mirë për Fodën: “Kreshniku u kthy pas një lëndimi shumë gjatë dhe normalisht për Fodën po besoj është e mirëseardhur kjo, nëse i kujtojmë paraqitjet e tij fantastike që i ka pas gjatë kampanjës kualifikuese për Botëror”.

Ai gjithashtu e përmend aktivizimin e Hajrizit në ndeshjet e fundit me Sionin, duke theksuar paraqitjet e tij pozitive. “Ndërkohë për Rexhbeçajn normalisht nuk diskutohet, pavarësisht se edhe Veldini e dimë që ka bë një punë të jashtëzakonshme në mungesë tij edhe Dion Kaçuri me minutat që i ka marrë kundër Izraelit, por duke e ditë përvojën e Elvisit që është një futbollist tashmë i dëshmuar në Bundesliga për shumë vite, normalisht që përvoja e Elvisit është diçka e mirëseardhur për kombëtaren”, ka përfunduar Maxhuni.

- Advertisement -