Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” vazhdojnë të rriten, me një debat të ashpër mes Nichit dhe influencueses bjelloruse, Olechka Grigorieva.
Nichi, i cili këtë javë mban rolin e kapitenit të shtëpisë, ka ndarë detyrat mes banorëve dhe po kujdeset që ato të përmbushen nga të gjithë.
Megjithatë, gjatë kontrollimit të punëve, ai i është drejtuar Olechkës, duke e kritikuar për moskryerjen e njërës prej detyrave.
Në debat e sipër, Nichi ka përmendur edhe afrimitetin e saj me reperin Fuego, me të cilin ajo është parë gjithnjë e më e afërt gjatë ditëve të fundit. “Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile!
Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, i tha ai.
Por Olechka nuk e ka pritur në heshtje këtë koment dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në punët e saj. “Shuj ti!
Kush je ti me m’thanë mu shuj?
Kqyre punën tënde.
Shko pastro vet, komandant”, ia ktheu ajo.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




