temp image 930 temp image 930

Marrëveshja mes PDK dhe LVV për Ligjin e Dhomave të Specializuara

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur një marrëveshje që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvend me përmbajtjen aktuale.

Pas votimit, do të nisë procesi i amendamentimit të tij.

Sipas informacioneve, ky dakordim përfshin mbivotimin e vetos së Presidentes, duke e hapur rrugën për miratimin e ligjit aktual, si dhe fillimin e konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë për ndryshimet e nevojshme në një periudhë të shkurtër.

Ligji ishte miratuar në dy lexime më 6 tetor, pas së cilës PDK i kishte kërkuar Presidentes që ta kthente në Kuvend për rishqyrtim, me qëllim që të përfshiheshin rekomandimet e fundit nga ekspertët.

Megjithatë, ndonëse PDK dhe LVV kanë arritur pajtim të plotë për përmbajtjen e ndryshimeve, ka pasur dallime për sa i përket procedurës.

Sipas interpretimit të LVV-së, Rregullorja e Kuvendit nuk lejon amendamentimin në këtë fazë të rishqyrtimit.

Për të shmangur rrezikimin e ligjit për arsye procedurale, palët kanë rënë dakord që ai të votohet sot ashtu siç është, ndërsa ndryshimet do të procedohen menjëherë përmes një nisme për amendamentim.

Me këtë marrëveshje, ligji mbetet në fuqi, ndërsa hapet rruga për përgatitjen dhe miratimin e plotësimeve të dakorduara në Kuvend sa më shpejt.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -