temp image 948 temp image 948

Kuvendi i Kosovës miraton mocionin e PDK-së për Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e rendit të ditës, duke përfshirë ligjin për Gjykatën Speciale.

Në këtë votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, dhe kjo çështje është vendosur si pika e fundit e rendit të ditës për seancën e sotme.

PDK-ja ka kërkuar që Ligji për Gjykatën Speciale të diskutohet në seancën e sotme.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të partisë së saj, propozi mocionin procedural për ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë edhe Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Propozimi është mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka kundërshtuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -