Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka marrë një vendim të rëndësishëm duke dënuar Zvicrën për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë një kontrolli në Gjenevë, ndodhur në vitin 2018.
Sipas vendimit, është konstatuar shkelje e ndalimit të trajtimit çnjerëzor dhe degradues.
Për këtë arsye, GJEDNJ e ka obliguar Zvicrën që t’i paguajë ankuesit një dëmshpërblim prej pothuajse 10 mijë franga, si dhe të mbulojë shpenzimet e tij ligjore.




