temp image 347 temp image 347 scaled

Candice Swanepoel Shfaqet në Miami me Stil dhe Elegancë

- Advertisement -

Modelja e njohur, Candice Swanepoel, është fotografuar në Miami të mërkurën, gjatë një seance stërvitjeje. 38-vjeçarja tregoi linjat e saj trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut, veshur me një kombinim sportiv tërësisht të zi.

Engjëlli i Victoria’s Secret kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe geta sportive, të kombinuara me çorape nga Alo.

Ajo e kishte mbledhur flokët në bisht dhe kishte plotësuar pamjen me syze dielli, ndërsa me vete mbante një shishe uji dhe një çantë të zezë.

Dalja e modeles ndodh në një periudhë kur emri i saj po lidhet gjithnjë e më shumë me atë të ish-yllit të NFL-së, Tom Brady.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, dyshja dyshohet se po frekuentohet, megjithëse asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht romancën.

Së fundmi, Brady publikoi në Instagram një mesazh për fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij, duke nxitur spekulime se mund t’i referohej edhe lidhjes së përfolur me Swanepoel.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -