temp image 876 temp image 876

Vjosa Osmani Kritikon Qeverinë për Oligarkët dhe Humbjen e Fondeve

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë debatit parlamentar mbi Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, duke e akuzuar se ka zëvendësuar oligarkët e mëparshëm me të tjerë.

Ajo iu referua debatit për humbjen e fondeve, duke kujtuar se në vitin 2020 kishte shprehur kritika në Kuvend lidhur me dhënien e fondeve për disa biznesmenë të caktuar. “Çka thanë për humbjen e fondeve?

Thanë që në vitin 2020 fondet ua paskan dhënë bosave të biznesit.

A e dini kush e ka kritikuar këtë në atë kohë në Parlament?

E kam kritikuar unë”, tha Osmani.

Ajo theksoi se pushteti aktual ka ndërruar vetëm emrat e oligarkëve dhe bosëve të biznesit, ndërsa ndikimi i tyre në politikë, sipas saj, vazhdon të jetë i pranishëm. “Ju vetëm i keni ndërruar bosat e krimit, vetëm i keni ndërruar oligarkët, bosat e biznesit.

Oligarkët i kanë kontrolluar ata përpara, oligarkët, fatkeqësisht, po ju kontrollojnë edhe juve”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Në përfundim, Osmani i bëri thirrje Qeverisë që të lërë anash arsyetimet dhe të fokusohet në punën e saj. “Bëjani Kosovës një nder, filloni me punu, mjaft më me arsyetime”, përfundoi ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -