temp image 903 temp image 903

Seanca e Kuvendit të Kosovës: Çfarë do të diskutohet nesër

- Advertisement -

Sot dhe nesër, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për një seancë të re.

Sipas njoftimit për media, seanca do të mbahet në ora 10:00 dhe janë paraparë disa pika të rëndësishme në rendin e ditës. 1.

Miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar; 2.

Deklarimet jashtë rendit të ditës; 3.

Pyetjet parlamentare; 4.

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim; 5.

Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar; 6.

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale; 7.

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës; 8.

Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026; 9.

Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z.

Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; 10.

Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Vendi: Salla e seancave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -