RB Leipzig ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili aktualisht është i huazuar te FC Vaduz nga BSC Young Boys.
Sipas raportimeve të ‘4-4-2’, klubi i Bundesligas ka një interes të madh për lojtarin nga Presheva dhe po monitoron me kujdes zhvillimin e tij.
Megjithatë, për momentin, gjithçka ndodhet në fazën e vëzhgimit dhe nuk ka hapa konkretë drejt transferimit.
Klubi gjerman nuk është i vetmi që e ka vënë në radar këtë talent 20-vjeçar.
Në shtator u raportua se Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga gjithashtu po ndjekin paraqitjet e tij me interes.
Për më tepër, Dalipi është nën kontratë me Young Boys deri në vitin 2030 dhe aktualisht ka një vlerë tregu prej 1.5 milion eurosh, sipas Transfermarkt.
Ai për momentin është i fokusuar në të ardhmen e tij ndërkombëtare, pasi në javët në vijim pritet të vendosë se cilën kombëtare do të përfaqësojë përfundimisht.




