temp image 835 temp image 835 scaled

Pedro Porro: Interesimi i Barcelonës është Një Nder

- Advertisement -

Pedro Porro ka reaguar ndaj raportimeve që flasin për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, duke pranuar se vëmendja nga gjiganti katalunas është gjithmonë një gjë pozitive për çdo futbollist.

Mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit ka folur për këtë temë në një intervistë për mediumin SPORT, ku nuk ka fshehur kënaqësinë që emri i tij po lidhet me një nga klubet më të mëdha në botë.

I pyetur nëse ndihet i vlerësuar nga interesimi i raportuar i Barcelonës, reprezentuesi spanjoll u përgjigj: “Po, sigurisht që është diçka që të bën të ndihesh mirë.

Kur njëri prej klubeve më të mira në botë interesohet për ty, ose të paktën kështu thuhet, është gjithmonë diçka pozitive, sepse me gjasë do të thotë se po e bëj mirë punën time.

Duhet të vazhdoj në të njëjtën rrugë”, deklaroi Porro.

Komentet e tij vijnë pas raportimeve që e lidhën atë me një transferim te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Përveç katalunasve, edhe Real Madridi ishte përmendur si një prej klubeve që po e monitoronte situatën e mbrojtësit, megjithatë, vetë Porro kishte sqaruar më herët se asnjëri prej dy gjigantëve spanjollë nuk kishte bërë ndonjë ofertë konkrete. 27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2031, pasi kishte nënshkruar vazhdimin e saj para Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, spanjolli nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në futbollin spanjoll në një moment të karrierës së tij, ndonëse aktualisht mbetet i përkushtuar ndaj klubit londinez.

- Advertisement -