Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se investimet e huaja direkte në Kosovë, përveç atyre në sektorin e patundshmërisë, arrijnë në 300 milionë euro.
Gjatë një debati parlamentar, Murati theksoi se rritja e pagave ka tejkaluar rritjen e çmimeve, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian. “Raporti e sqaron që rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e inflacionit, apo rritjen e çmimeve.
E keni në raport,” shprehu Murati.
Ai përmendi gjithashtu se rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte janë në sektorin e patundshmërisë, por theksoi se pjesa tjetër, që përbën rreth 300 milionë euro, është investuar në biznese të tjera.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




