temp image 868 temp image 868 scaled

Gjermania në Rrezik: Humbja e Talenteve të Rinj në Futbollin Ndërkombëtar

- Advertisement -

Gjermania po përballet me një problem gjithnjë e më të madh në futbollin e saj: humbjen e talentëve të rinj që zgjedhin të përfaqësojnë shtetet e prejardhjes së tyre.

Një rast i fundit është ai i Erblin Osmanit, mesfushorit 17-vjeçar të Bayern Munichut, i cili vendosi të luajë për Kosovën dhe bëri debutimin me Dardanët në shtator.

Në një analizë nga Goal.com, rasti i Osmanit përmendet si një nga humbjet e fundit për futbollin gjerman në këtë garë gjithnjë e më të ashpër mes federatave për talentet me shtetësi të dyfishtë.

I lindur në Munih dhe i formuar në akademinë e Bayern Munichut, Osmani kishte përfaqësuar më parë Gjermaninë në grupmoshat e reja, por në fund zgjodhi Kosovën.

Përzgjedhësi Franco Foda kishte një rol të rëndësishëm në bindjen e tij, dhe debutimi e bëri atë futbollistin më të ri në historinë e Kombëtares së Kosovës.

Osmani nuk është rasti i vetëm që ka shkaktuar zhgënjim në Gjermani.

Ndër emrat e njohur që kanë zgjedhur kombëtare të tjera janë Josip Stanisic, që përfaqëson Kroacinë, Kenan Yildiz që luan për Turqinë dhe Ibrahim Maza që ka zgjedhur Algjerinë.

Të tre kanë qenë pjesë e sistemit të futbollit gjerman, por tani përfaqësojnë shtetet e prejardhjes së tyre.

Artikulli përmend edhe raste të tjera, si Paul Wanner (Austri), Malik Tillman (SHBA) dhe Can Uzun (Turqi), ndërsa mbrojtësi Matteo Palma, i cili kishte luajtur për grupmoshat e Gjermanisë, tani është pjesë e Italisë.

Madje, edhe Nicolo Tresoldi, sulmuesi i Club Brugge, është një rast i veçantë, pasi mund të zgjedhë mes Gjermanisë, Italisë dhe Argjentinës.

Sipas Goal.com, një nga arsyet pse Gjermania po humbet këto talente është mungesa e lidhjes emocionale të hershme me futbollistët dhe familjet e tyre, në krahasim me federatat e tjera që investojnë në zbulimin dhe afrimin e tyre që në moshë të re.

Në këtë drejtim, përmendet edhe puna e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila organizon kampe vëzhguese në afërsi të Frankfurtit për zbulimin e talenteve me prejardhje kosovare.

- Advertisement -