Trafiku hekurudhor në stacionin Altstetten të Cyrihut është ndalur pas një aksidenti që ka shkaktuar lëndime personale, kanë njoftuar Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB).
Stacioni Altstetten është një nga nyjat më të rëndësishme hekurudhore në zonën e Cyrihut, pasi nëpër të kalojnë pothuajse të gjithë trenat që nisen nga stacioni kryesor i Cyrihut (Zürich HB) në drejtim të perëndimit.




