Duket se në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” kanë filluar të shfaqen shkëndijat e para të afrimitetit mes dy banorëve.
Bëhet fjalë për trajnerin e fitnesit, Rron Isufit, dhe këngëtaren Nora Tushi, të cilët kohëve të fundit janë parë gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin.
Ishte fillimisht Rroni ai që mori iniciativën për t’iu afruar këngëtares, duke e përqafuar para se të shkonte për të fjetur.
Por afrimiteti mes tyre nuk u ndal me kaq, pasi ai u shfaq edhe duke flirtuar me Norën.
Momente të tjera të afërsisë mes dyshes u vunë re edhe gjatë realizimit të provës javore.
Në një moment, Nora shihej duke ia mbajtur duart në faqe Rronit, përpara se ky i fundit ta tërhiqte në një përqafim.
Këto momente kanë nxitur kureshtje nëse mes dy banorëve mund të jetë duke lindur diçka më shumë sesa një miqësi.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




