Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, para zyrave të Menaxhmentit të KEK-ut në Prishtinë.
Ata do të kërkojnë ngritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët për vitin 2026.
Protesta organizohet nga Sindikata e Re – KEK, me qëllim që të kërkojnë pagat dinjitoze, trajtimin e barabartë dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Aktiviteti është paralajmëruar të fillojë në orën 11:00.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




