temp image 292 temp image 292

Karta Speciale e Norës në Big Brother VIP Kosova 5: Fuqia e Ushqimit

- Advertisement -

Banorët e Big Brother VIP Kosova 5 kanë në dispozicion 21 karta speciale, secila me një fuqi të veçantë që mund të përdoret gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme të vendit.

Disa prej këtyre kartave janë aktivizuar, ndërsa disa të tjera ende presin.

Karta e Norës lidhet me “Ushqimin”, duke i mundësuar asaj të shijojë ushqimet e preferuara nga jashtë.

Sipas përshkrimit në kartë, Nora ka mundësinë të zgjedhë vaktet që dëshiron, ndërsa Vëllai i Madh do t’ia sjellë ato.

Megjithatë, ekziston një kusht i qartë: ushqimi do të jetë vetëm për atë që e përdor kartën dhe nuk mund të ndahet me asnjë banor tjetër. “Unë mendoj që ka me zgjedh në atë moment që mërzitna nashta shumë ose më vyen diçka që më kujton në familje”, shprehet Nora.

Tani mbetet të shihet se kur dhe cilat ushqime do të zgjedhë Nora nga bota jashtme.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -