Betim Fazliji ka ndarë emocionet e tij të lumturisë dhe krenarisë për ftesën që mori nga Kombëtarja e Kosovës, duke folur për ndjenjat e bashkimit me ekipin dhe pritshmëritë para ndeshjes me Izraelin.
Fazliji, i cili iu bashkua sot grupit të futbollistëve të Kombëtares, theksoi rëndësinë e përfaqësimit të vendit dhe shprehu entuziazmin e tij për të qenë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme. “Jam shumë i lumtur që më ka thirrur Kombëtarja.
Tani që kam mundur të vij sot dhe t’i bashkohem ekipit, jam shumë krenar.
Për mua është diçka shumë e madhe kur vij këtu për ta përfaqësuar kombin dhe Kombëtaren tonë.
Jam i lumtur dhe mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Fazliji për FFK-në.
Ai gjithashtu foli për stërvitjen e tij të parë me ekipin, duke vlerësuar formën, motivimin dhe përqendrimin e futbollistëve para përballjes me Izraelin. “Stërvitja ishte super, menjëherë me ekipin.
Ekipi është në super formë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar, kështu që presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas në ‘Fadil Vokrri’”, përfundoi ai.




