SPAK-u ka kërkuar dënim prej 2 vitesh burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike.
Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.
Kjo do të thotë se, nëse Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do të jetë nën shërbimin e provës për një periudhë katërvjeçare.
Tani pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë përfundimisht për këtë çështje.
Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




