temp image 676 temp image 676 scaled

Arjol Bllaca shpallet lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës

- Advertisement -

Talenti nga Gjilani, Arjol Bllaca, është shpallur lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ai ka shkëlqyer në fitoren e Gjilanit, duke luajtur një rol kyç me dy gola dhe një asistim. “Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së trembëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Arjol Bllaca, i cili ishte protagonist kryesor në përballjen e skuadrës së tij kundër FC Malishevës.

Bllaca pati një paraqitje fantastike, duke realizuar dy gola dhe duke kontribuar me një asistim, në fitoren 3:2, me çka dëshmoi efikasitet, kreativitet dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën ofensive të skuadrës së tij.

- Advertisement -