temp image 174 temp image 174 scaled

Nichi zbulon prapaskenat e raportit me Don Xhonin në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Reperi Nichi ka folur në Big Brother VIP Kosova 5 për marrëdhëniet e tij me reperin Don Xhon, duke zbuluar detaje interesante mbi përçarjen mes tyre dhe pendimin për veprimet e tij në atë periudhë.

Ai tregoi se problemet kishin filluar kur ishte pjesë e menaxhmentit të Bini Diez, ish-menaxherit të tij.

Sipas rrëfimit të Nichit, situata mes tij dhe Don Xhonit kishte eskaluar deri në atë pikë, sa Don Xhoni, bashkë me vëllanë dhe disa miq, kishin sulmuar fizikisht Bini Diez për shkak të tij.

Gjatë bisedës në Big Brother, Nichi tregoi se ndjehej i detyruar të vepronte ndryshe nga respekti që kishte për Don Xhonin. “Unë kam pirë kafe me të, kam qenë në lokal të tyre, a e di sa besëprerë më dukej vetja çka jam duke bërë, më duhej të aktroja.

Patën dalë disa gjëra në TikTok, Nichi diss Don Xhonit.

Unë kam folur me djalin, 100 vite jetë të kem nuk do të kem probleme me ty”, rrëfeu ai.

Reperi shpjegoi se publikimi i disa materialeve në TikTok, ku ai shfaqej duke bërë diss ndaj Don Xhonit, kishte ndikuar edhe më shumë në prishjen e raportit mes tyre.

Ai tha se nuk ndihej aspak krenar për atë që kishte bërë dhe se kishte ndjerë turp nga vetja, pasi kishte pasur respekt për reperin. “Erdh puna që t’i prish raportet me të.

E kam bërë bërllog të gjithë, nuk krenohem me atë asnjë pikë.

Nuk kam mundur të sqarohem, nuk kam besuar që më kupton.

E kam lënë thjesht”, tha Nichi.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -