Napoli dhe Lazio ndanë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A, duke përfunduar sfidën me rezultat baraz 1-1.
Të dy skuadrat italiane e zhvilluan një ndeshje shumë të baraspeshuar, ku asnjëra nuk arriti të merrte tri pikët.
Vlen të theksohet se në këtë takim, shiriti i kapitenit iu besua yllit kosovar, Amir Rrahmani, te “Napolitanët”, për shkak të mungesës së Giovanni di Lorenzos dhe Matteo Politanos.
Lazio e nisi ndeshjen më mirë, duke krijuar disa raste shënimi dhe arriti të shënojë golin e parë falë Davide Frattesit, i cili finalizoi në mënyrë të shkëlqyer asistimin nga Noslin në minutën e 28-të.
Pas kësaj, Napoli pati një mundësi të mirë për të barazuar me Rasmus Hojlund, por danezi nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.
Ishte Alfonso Pedraza ai që shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin, duke e bërë rezultatin 1-1 në minutën e 48-të në “Diego Maradona”.
Pas barazimit, të dy skuadrat vazhduan të kërkojnë golin e fitores, por asnjëra nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.




