NASA po organizon këtë fundjavë në Florida shfaqjen e parë ajrore dhe ekspozitën hapësinore “Max Power”, në dhe përreth Qendrës Hapësinore Kennedy.
Ngjarja do të zhvillohet më 7 dhe 8 nëntor dhe sjell një spektakël të veçantë me avionë eksperimentalë, teknologji të reja, roverë hënorë dhe pajisje për misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars.
Një nga atraksionet kryesore të kësaj ngjarjeje është avioni supersonik X-59.
Gjatë programit do të ketë diskutime me astronautë të NASA-s, prezantime për misionin Artemis III dhe planet për ndërtimin e një baze të ardhshme në Hënë.
Pjesë e spektaklit do të jenë edhe fluturime demonstrative me avionë F-5 dhe MiG-29, ku pritet të marrë pjesë edhe administratori i NASA-s, Jared Isaacman.
NASA thekson se ngjarja ka si qëllim të prezantojë teknologjitë që do të formësojnë të ardhmen e aviacionit dhe eksplorimit hapësinor.




